Osmani: Në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit kanë ngadalësuar reformat

Maqedonia

Osmani: Në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit kanë ngadalësuar reformat

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:08
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit nuk mundësojnë kryerjen e reformave në vend.

“Sipas informacioneve të mia që kam nga Raporti, në thelb është polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit, ai që ka ngadalësuar procesin e reformës së shtetit. Në raport shihet qartë se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit pamundësoi miratimin e një numri të madh zgjidhjesh ligjore dhe reformuese që do të adresonin dobësitë që mund të gjente KE dhe ky është një mesazh serioz për të gjitha partitë”, thotë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për raportin e sotëm të pritur nga Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Osmani vlerëson se secili duhet të luftojë që të hapim kapitujt me BE, sepse siç thotë, nuk ka luftë më të mirë kundër korrupsionit, përveç hapjes së kapitujve 23 dhe 24.

“Kushdo që pengon hapjen e atyre kapitujve, e pengon luftën kundër korrupsionit”, sqaroi Osmani në konferencën e sotme për media me përfaqësuesin e NATO-s Havier Kolomina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat