OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:03
OBRM-PDUKM

Në raportin e KE thuhet se qeveria anashkalon Ligjin për Prokurimin Publik, thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, prej ku shtojnë se kontratat në katër sy e hanë sistemin.

Komisioni Evropian, sipas OBRM-PDUKM-së, vëren se autoritetet duhet të prezantojnë masa më efektive kundër korrupsionit gjatë gjithë ciklit të prokurimit.

“Raporti e identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike.

Aty thuhet qartë: Dhënia direkte e kontratës për ndërtimin e Korridorit VIII dhe X-d ngre shqetësime sepse e përjashton projektin nga zbatimi i ligjit të prokurimit publik. Anashkalimi i ligjit të prokurimit publik, administrata e pareformuar dhe gjyqësori i korruptuar po rrëzojnë vendin. Me LSD dhe BDI, Maqedonia mori raportin më të keq në ekzistencën e saj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat