Stoltenberg arriti në Shkup, pritet nga ministrja Petrovska

Maqedonia

Stoltenberg arriti në Shkup, pritet nga ministrja Petrovska

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Foto nga takimi

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Mirë se erdhe në Maqedoninë e Veriut, një aleat i përkushtuar dhe i dëshmuar në Aleancë. Ne jemi të nderuar që takimi i përbashkët me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë do të zhvillohet në kryeqytetin e vendit tonë.

Kjo tregon se NATO e vlerëson rolin e Maqedonisë së Veriut si aleate dhe shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thotë ministrja pas mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut është në kuadër të vizitës së tij katërditore në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat