Pendarovski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut mund të kontribuojë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon

Maqedonia

Pendarovski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut mund të kontribuojë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:04
Foto nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Të dy diskutuan bashkëpunimin e përgjithshëm me NATO-n, në kuadër të anëtarësimit tonë të plotë në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e saj, prioritetet e politikës së jashtme të vendit, si dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatën në rajon më gjerë në kontekst të agresionit rus kundër Ukrainës dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që në të ardhmen të kontribuojë aktivisht në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në përballjen me kërcënimet tradicionale dhe të reja.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski përshëndeti mbajtjen e takimit të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni nesër në Shkup dhe theksoi se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe një herë dëshmon përkushtimin e NATO-s për stabilitet dhe sigurinë e rajonit, në një kohë sfidash të mëdha sigurie në mjedisin tonë më të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat