Arrestohet një shtetas i Gjermanisë në Maqedoni i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Gjermanisë në Maqedoni i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (23.11.2023) rreth orës 18:00 në rrugën “Rudi Çaevac” në Shkup është privuar nga liria D.R (36) nga Wiesbaden, Gjermani.

Nga MPB njoftojnë se shtetasi gjerman kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për trafik droge.

“Personi është privuar nga liria dhe është dorëzuar në stacionin policor në Aerodrom për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB Maqedoni.

Rasti vazhdon të jetë në procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat