OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI po sabotojnë Anketën për Onkologji

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI po sabotojnë Anketën për Onkologji

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM-së theksojnë se nervozizmi në LSDM nga puna dhe konkluzionet e Komisionit Hetimor për skandalin e Klinikës së Onkologjisë, tregon se mafia kancerogjene është e lidhur ngushtë me pushtetin.

“Fakti që LSD dhe BDI po sabotojnë Komisionin Hetimor të Onkologjisë është dëshmi se po bëjnë gjithçka që të mos dihet e vërteta e këtij akti të neveritshëm dhe të mbrojnë stafin e tyre të përfshirë në skandalin e “Mishit të egër”.

Skandali “Mishi i egër” hapi një dyshim të madh për shkatërrimin e ndërgjegjshëm të sistemit dhe rendit të klinikës së Onkologjisë për t’u pasuruar nga shpina e pacientëve më të sëmurë”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Ky lloj bashibozuku shëndetësor, shtojnë nga atje, ishte i mundur vetëm me dijeninë, miratimin apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve më të lartë në institucione dhe në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat