Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell, kurse në pjesët e largëta perëndimore dhe veriore me reshje të dobëta shiu. Në pjesët malore do të ketë reshje të dobëta të borës.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje lokale të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat