OBRM-PDUKM: Takimi i liderëve është punë e rëndësishme, e cila nuk dakordohet nëpërmjet mediave

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Takimi i liderëve është punë e rëndësishme, e cila nuk dakordohet nëpërmjet mediave

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:27
OBRM-PDUKM

LSDM vazhdon të sillet në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme për çështjet madhore për shtetin, por megjithatë ju falënderojmë për mirëkuptimin që e kanë për agjendën e kryetarit Mickoski, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj njoftimit të LSDM-së.

“Presim që ta konfirmojnë Kuvendin si vend për takimin e liderëve, por edhe formatin.

Presim vendime serioze në takimin e liderëve dhe nuk do të komentojmë humorin e keq dhe joinventiv të Qendrës së Komunikimit të LSD-së.

Populli prej nesh pret vendime, jo diskutime në stilin e “thashethemeve” apo zbavitje në festat e verërave që zgjasin disa ditë, ndërsa lideri i LSD-së është adhurues i kësaj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat