Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë, sidomos paradite. Gjatë ditës reshjet do të ndërpriten, ndërsa të enjten do të ketë reshje të reja gjatë orëve të natës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë.

Të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu gjatë ditës, reshjet do të kthehen në borë në disa nga vendet më të larta.

Për shkak të Povardarietos do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila do të vazhdojë edhe ditën e premte. Nga dita e premte do të mbajë mot stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat