Osmani: Forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng qytetarët në hapjen e kapitujve të ri për vendin

Maqedonia

Osmani: Forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng qytetarët në hapjen e kapitujve të ri për vendin

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 10:55
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka uruar Ukrainën dhe Moldavinë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sot mund të ishte një ditë festimi dhe hapje kapitujsh në vendin tonë, por forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng 2 milionë qytetarë.
Edhe pak”,
ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat