Spasovski: Tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin jugor janë ulur me 50 përqind

Maqedonia

Spasovski: Tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin jugor janë ulur me 50 përqind

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:04
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me një pjesë të kryesisë së MPB-së, sot në Kavadar kanë mbajtur takim me kryesinë e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “JUG” me qëllim të përmbledhjes së rezultateve të punës, por edhe të bëhet një rishikim për të përcaktuar prioritetet për vitin e ardhshëm.

Spasovski tha se në përgjithësi, kjo Qendër Rajonale këtë vit ka shënuar rritje prej 43% të krimeve të zbuluara, duke vepruar në 25 baza të ndryshme nga Kodi Penal.

“Rritjen më të ndjeshme e kanë krimet e falsifikimit të dokumenteve, me 114%, dhënia e ryshfeteve me 300%, më pas vjedhja, dhënia e provave të rreme etj”.

“Sa i përket krimit ndërkufitar, i cili është zbuluar më së shumti në SP Dojran, SP Bogordicë dhe SP Mihajllovë, zbulimi i dokumenteve të falsifikuara ka shënuar rritje prej 39%, 20-fishim i krimit të zbuluar në automjete, ndërsa 8-fish rritje është shënuar te krimi i zbuluar me cigare”, theksoi ministri Spasovski.

Sa i përket tentativave për kalime të paligjshme, edhe pse presioni më i madh vite më parë ka qenë pikërisht në kufirin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Greqisë, Spasovski tha se këtë vit ka ulje prej 50% të numrit të tentimeve për kalime të paligjshme kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat