Boçvarski: Ndërprerja ose jo e kontratës me “Sinohydro” për rrugën Kërçovë – Ohër do të mësohet këtë javë

Maqedonia

Boçvarski: Ndërprerja ose jo e kontratës me “Sinohydro” për rrugën Kërçovë – Ohër do të mësohet këtë javë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Blagoj Boçvarski

Pas pak më shumë se një muaji punë, deri në fund të kësaj jave ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski pret të marrë raportin për rishikimin e autostradës Kërçovë-Ohër, i cili varet nëse shteti do ta ndërpresë kontratën me kompaninë kineze “Sinohydro”.

Pasi ta marrin raportin e plotë, Boçvarski thotë se në seancë të Qeverisë do ta paraqesin të gjithë situatën dhe bashkërisht do të vendosin.

“Pres që gjatë kësaj jave të dorëzohet nga autoriteti mbikëqyrës dhe nga ekspertët e FIDIC dhe në ministri, pas së cilës do të kërkojmë që ai raport të shqyrtohet në seancë të Qeverisë. Të gjitha vendimet dhe hapat e ardhshëm do t’i marrim bashkë me Qeverinë. Ne do ta prezantojmë të gjithë situatën aktuale, por këtu ai prezantim dhe hapat e ardhshëm mbi të gjitha duhet të vijnë nga ekspertët të cilët do të japin drejtime se si të vazhdohet me zgjidhjet më të mira për të përfunduar këtë autostradë”, tha ministri Boçvarski.

Ai beson se është herët të mendohet për ndërprerjen e kontratës dhe të mendohet për hapat e ardhshëm përpara se raporti dhe rekomandimet e ekspertëve të shqyrtohen në detaje.

Revizioni i gjithë projektit nga projektimi deri në realizimin e rrugës Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër për dhjetë vjet, filloi në fillim të muajit të kaluar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi mundësinë e ndërprerjes së kontratës me “Sinohydro” për faktin se afati për përfundimin e projektit skadon më 31 dhjetor.

Ai tha se është e papranueshme që 10 vite të ndërtohet autostradë dhe të mos përfundojë ende, ndaj nuk përjashtoi mundësinë që të punësohet një kompani tjetër për të përfunduar autostradën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat