Komuna Qendër ka filluar me largimin e objekteve të vendosura ilegalisht

Maqedonia

Komuna Qendër ka filluar me largimin e objekteve të vendosura ilegalisht

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Komuna Qendër ka filluar me largimin e objekteve të vendosura ilegalisht në sipërfaqe publike, si ndërtesat e egra dhe tarracat, të cilat uzurpojnë hapësirën publike.

Aksioni nisi sot me heqjen e një kasolle të ndërtuar pa leje në rr. Antonie Grubisic.

Donço Gerasimovski, informohon nga atje, është duke bërë largimin e kësaj strehe të braktisur dhe jofunksionale për të siguruar qasje të sigurt për nxënësit në shkollën fillore “Kole Nedelkovski”. Kjo do të zgjerojë hyrjen ekzistuese të kësaj shkolle, duke plotësuar kështu kërkesat e banorëve të prekur, prindërve dhe vetë shkollës.

“Apeloj edhe një herë të gjithë investitorët, pronarë të objekteve dhe shtesave pa leje, që të veprojnë sipas vendimeve të nxjerra dhe të respektojnë Ligjin. Në të kundërtën, komuna do t’i largojë me dhunë, kështu që shpenzimet e largimit do të bien mbi investitorët, përkatësisht pronarët e objekteve të ngritura pa leje”, tha Gerasimovski.

Komuna Qendër deri në fund të vitit do të zbatojë gjashtë zgjidhje për përmbarim administrativ të detyrueshëm të objekteve dhe shtesave të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat