Kallëzim penal kundër dy personave që po ndërtojnë autostradën Kërçovë-Ohër, kanë dëmtuar kabllot elektrike

Maqedonia

Kallëzim penal kundër dy personave që po ndërtojnë autostradën Kërçovë-Ohër, kanë dëmtuar kabllot elektrike

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

SPB Ohër njofton se është ngritur kallëzim penal kundër dy personave të cilët gjatë punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër kanë dëmtuar disa kabllo elektrike nëntokësore.

“SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër M.J.(56) nga Republika Popullore e Kinës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “shkatërrim ose dëmtim i objekteve publike” dhe “punë nga pakujdesia në shërbim”, si dhe ndaj A.N.(62) nga Ohri për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë të pakujdesshme gjatë shërbimit”.

Të dy, punonjës të një kompanie ndërtimore, duke mos kryer detyrat e tyre zyrtare për denoncim për instalim nëntokësor në autostradë në ndërtim, kanë shkaktuar dëme në kabllot elektrike në pronësi të EVN Maqedoni, me çka ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike për disa persona juridikë dhe fizikë në komunën e Debërcës, me të cilin është shkaktuar dëm material prej rreth 502.000 denarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat