Ahmeti: E ardhmja jonë është Evropa, të ecim krah për krah deri në realizimin e këtij programi

Maqedonia

Ahmeti: E ardhmja jonë është Evropa, të ecim krah për krah deri në realizimin e këtij programi

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 20:27
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij vjetor theksoi se e ardhmja jonë është Evropa dhe u bëri thirrje vendeve të Ballkanit që të ecin së bashku, krah për krah, deri në zbatimin e programit për hyrje në Union.

“E ardhmja jonë është Evropa, ne jemi evropianë dhe nuk ka se si Evropa të dyshojë në anëtarësimin e vendit tonë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, derisa të përmbushen standardet e Serbisë duke pranuar shtetin më të ri në Ballkan, Kosovën. Ne jemi të gjithë evropianë. Për këtë apeloj, ashtu siç thashë dhjetë vjet më parë, sepse Ukraina nuk është larg, dhe unë i them jo Rusisë – po Evropës, dhe të ecim të gjithë së bashku, krah për krah, deri në realizimin e këtij programi, tha Ahmeti.

Ahmeti foli për rëndësinë e anëtarësimit në NATO si një nga synimet e rëndësishme të BDI-së për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe zero problemeve me fqinjët.

“Falë këtij angazhimi morëm përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe u arrit Marrëveshja për fqinjësi të mirë”, tha Ahmeti.

Por sipas tij, opozita bën politika ditore dhe llogaritë e veta se si të vijnë në pushtet, por anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian nuk është prioriteti i tyre.

“Ua kam thënë në takimet tona, dhe edhe një herë e them publikisht: nëse janë patriotë, atëherë duhet të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës dhe bullgarët të jenë kategori kushtetuese, sepse në këtë mënyrë populli maqedonas do të legjitimohet në nivel ndërkombëtar. Dhe ne shqiptarët nuk jemi kundër tyre, por ata nuk na kanë si mbështetje, që të mos humbasin mbështetjen e bashkëqytetarëve të tyre që kurrë nuk e kanë sfiduar identitetin apo gjuhën e tyre, por gjithmonë kanë dhënë mbështetje. Shansi ynë është anëtarësimi në BE dhe nuk mund t’i bëjmë popullit tonë shërbim më të madh se anëtarësimi në BE”, shtoi kryetari i BDI-së Ahmeti.

Me anëtarësimin në BE, siç tha Ahmeti, njerëzit do të qëndrojnë në vendin e tyre dhe në këtë mënyrë mund të bëhen projekte për kthimin e njerëzve që janë larguar.

Ai po ashtu në fjalën e tij theksoi se BDI-ja ndër vite është munduar të bëjë politikë shkencore dhe jo folklorike, si dhe se është munduar të bëjë politikë dhe filozofi racionale e jo politikë emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat