Ndalohen disa persona në Shkup, janë përleshur fizikisht në mese vete

Maqedonia

Ndalohen disa persona në Shkup, janë përleshur fizikisht në mese vete

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Vonë pas mesnate, rreth orës 01:35, policia ka ndaluar disa persona në një objekt hotelierik në Ilinden, ku ka pasur një përleshje mes dy grupeve të të rinjve.

“Janë ndaluar I.M.(29) nga Shkupi, T.S.(32) nga fshati Shtrbovo të Resnjës dhe S.K.(28) nga fshati Oreshani i Shkupit”, njoftojnë nga MPB0.

Sipas kallëzimit ka nisur një debat dhe më pas I.M. i cili ishte së bashku me T.S. nga njëra anë dhe K.K.(29) nga Shkupi, i cili ishte së bashku me S.K. nga ana tjetër, K.K. ka kapur një send të mprehtë në ka sulmuar I.M. pas së cilës I.M. ka nxjerrë një armë dhe më pas S.K. ka sulmuar fizikisht I.M.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat