MSH: Është suspenduar akusherja e cila i dëmtoi një foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

Maqedonia

MSH: Është suspenduar akusherja e cila i dëmtoi një foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Sipas përgjigjes nga ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – për departamentin për të sapolindur, ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pediatri kujdestar ka vepruar maksimalisht me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është rregulluar lëndimi.

Akusherja u suspendua, iu referua Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, si dhe ndërrimi i vendit të punës”, thuhet në njoftim.

Sa i përket të dhënave tjera për pacienten e pranuar me probleme të shtatzënisë, theksojnë nga atje, në muajin gusht në ISHP KU për Gjinekologji në Shkup është pranuar një paciente e tillë e cila kishte probleme shoqëruese shëndetësore për shkak të të cilave foshnja ka ndërruar jetë.

“Si pasojë e sëmundjeve shoqëruese u bë ndërprerja e shtatzënisë me prerje cezariane. Fatkeqësisht, pas operacionit, filluan një sërë komplikimesh të mëvonshme, të cilat kërkuan rishikime të shumta kirurgjikale. Në mjekimin e pacientes janë përfshirë shumica e mjekëve më me përvojë të ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – nga profili gjinekologjik dhe anesteziologjik, si dhe ekipet kujdestare. Vendimet e vështira për shëndetin e pacientes u morën në konsultim nga mjekët më me përvojë, duke respektuar protokollet më bashkëkohore mjekësore.

Fatkeqësisht, me gjithë angazhimin dhe mjekimin intensiv gati dy mujor, pacientja iu nënshtrua komplikimeve shoqëruese. Presim konfirmimin nga autopsia dhe gjetjet histopatologjike, të cilat do të japin informacion të saktë për gjendjen e pacientes. Në vendin tonë është krijuar një organ ekspertimi për të shqyrtuar të gjitha rastet me rezultate të pafavorshme për foshnjën në bark dhe për të sapolindurit me rezultat fatal”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat