Ndërroi jetë një lehonë në klinikat e Shkupit, shpëtohet foshnja

Maqedonia

Ndërroi jetë një lehonë në klinikat e Shkupit, shpëtohet foshnja

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, lehona së pari është dërguar në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen.

Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë.

Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat