Shkupi gati për festën e fundvitit

Maqedonia

Shkupi gati për festën e fundvitit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Në sheshin e Shkupit po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur Vitin e Ri 2024, në qiell të hapur. Bashkia e kryeqendrës ka stolisur sheshin dhe ka ngritur një skenë ,ku sonte do të performojnë grupe të ndryshme muzikore.

Qytetarët të kontaktuar nga RTK, shprehin dëshirën që këtë natë ta kalojnë sa më bukur.

"Dëshira më e madhe për popullin shqiptar  është që të festoj sa më bukur e të kenë harmoni dhe dashuri me njëri tjetrin,si dhe ta festojnë sa më mirë Vitin e Ri", deklaroi një qytetar.

"Shumë bukur është këtu në Shkup. Kam ardhur nga Mali i Zi që vitin e Ri ta festoj këtu në shesh", deklaroi një qytetar tjetër.

Shumica e qytetarëve natën e Vitit të Ri thanë se do ta kalojnë në shtëpi,me familjarët e tyre.

"Po në  shpi. Me nipa e mbesa, me familje. Ashtu i kemi edhe mundësitë", deklaroi një qytetar tjetër.

Ndërkohë, Bashkia e Shkupit ka intervenuar për ta rregulluar bredhin e Vitit të Ri në shesh,pasi i njëjti më parë ishte vendosur i shtrembër. Kjo kishte bërë që të shpërthejnë talljet nëpër rrjetet sociale.

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes me pijet alkoolike dhe ushqimet, gjatë natës festive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat