Osmani uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Moment historik

Maqedonia

Osmani uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Moment historik

Më: 2 janar 2024 Në ora: 13:02
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ai e ka quajtur këtë moment historik edhe për progresion e rajonit në tërësi.

“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha.

Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat