Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 janar 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Në mëngjes në disa lugina do të ketë mjegull. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me mjegull. Rreth mesditës do të ketë kushte të dobëta shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të dobëta lokale shiu do të vazhdojë edhe të enjten, ndërsa në lugina të veçanta do të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat