Aksident në rrugën Kërçovë – Ohër, lëndohet një grua 58-vjeçare

Maqedonia

Aksident në rrugën Kërçovë – Ohër, lëndohet një grua 58-vjeçare

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një grua 58-vjeçare nga Shkupi është lënduar rëndë pasi me veturën e saj ka dalë dje nga rruga Kërçovë – Ohër.

“Me datë 02.01.2024 në ora 09:45 në SPB Ohër është raportuar se në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë, afër fshatit Vrbjani, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.A.(59) nga Shkupi ka dalë nga rruga”.

“Në aksident pasagjeri nga automjeti V.A.(58) nga Shkupi është konstatuar me lëndime të rënda në Spitalin Special “Shën Erazmo ” në Ohër”, njofton MPB.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat