Gashi: Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar, më pas shohim nëse pranohen kërkesat tona

Maqedonia

Gashi: Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar, më pas shohim nëse pranohen kërkesat tona

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:04
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se Lidhja Europiane për Ndryshim nuk e konsideron mundësinë për koalicion parazgjedhor me partitë politike maqedonase.

Gashi thotë se opozita shqiptare është e përqendruar për fitore në kampin politik shqiptar.

“Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar.

Ndërsa më pas do të shohim se kush do të fitojë në kampin maqedonas dhe nëse do t’i plotësojnë kushtet që i kemi prezantuar dhe prononcuar para se të hyjmë në procesin zgjedhor”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat