BDI: Dënojmë dhunën në M-NAV, bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve

Maqedonia

BDI: Dënojmë dhunën në M-NAV, bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Nga BDI përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në M-NAV, ku kryetari i Degës së Çairit nga kjo parti, Bekim Neziri dyshohet se është i përfshirë një incident në këtë institucion.

Nga BDI thonë se bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve

“Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat