Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,281 den/kg dhe do të jetë 41,517 den/kg.

Nga data 10.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 41,517 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,355 %, te nafta për 2,341 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,138 % dhe te mazuti për 0,219%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,566%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat