Llukarevska: Kompanitë e naftës që kanë shmangur tatimet do të identifikohen në konferencën për shtyp

Maqedonia

Llukarevska: Kompanitë e naftës që kanë shmangur tatimet do të identifikohen në konferencën për shtyp

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:20
Sanja Llukarevska

Drejtoresha e DAP-it dhe njëherazi nënkryetare e LSDM-së Sanja Llukarevska në emisionin “Trilling” në TV24, tha se si Drejtori i të Ardhurave Publike e kanë për obligim që të publikojnë në baza mujore personat juridikë dhe fizikë dhe nëse janë zbatuar të gjitha mekanizmat e mundshëm të inkasimit të tatimit.

Ajo theksoi se numri i debitorëve është në rënie dhe shuma e borxhit tatimor po zvogëlohet gradualisht. Njëkohësisht ajo paralajmëroi edhe publikimin e dy rasteve konkrete të debitorëve tatimor që do të shpallen të hënën në një konferencë për media.

Në lidhje me publikimin e kompanive të naftës që kanë shmangur tatimet, Llukarevska ka treguar se momentalisht nuk mund të publikojë emra konkretë të kompanive sepse është sekret tatimor i rregulluar me ligjin për procedurë tatimore.

“Do të paraqesim atë rrjet të kompanive të naftës që është në marrëveshje të mirëfilltë me pikat e karburantit dhe në bazë të kësaj do të shohim se si në të vërtetë kanë dashur të mashtrojnë sistemin, të nxjerrin TVSH-në fiktive nga buxheti, për të cilën ne e kemi paralajmëruar menjëherë. Kemi bërë një analizë të gjerë dhe kemi ngritur procedurë, me inventarizimin dhe analizën e detajuar të të gjitha faturave, që është pjesë e atyre marrëdhënieve afariste dhe analizë të detajuar të personave fizikë që qëndrojnë pas atyre kompanive të naftës”, tha Lukarevska, duke theksuar se të gjitha kjo do të prezantohet në konferencën për shtyp gjatë ditës së hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat