Nuk ka afat për ndërrimin e dokumenteve personale, do të lëshohen edhe pas 12 shkurtit

Maqedonia

Nuk ka afat për ndërrimin e dokumenteve personale, do të lëshohen edhe pas 12 shkurtit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

“Po punohet me dinamikë të përshpejtuar që qytetarët të furnizohen me dokumente personale dhe se 12 shkurti nuk është data e limitit, pasi dokumentet do të lëshohen edhe pas kësaj date”, ka siguruar i parë i Policisë, Oliver Spasovski për TV21.

“Unë duhet të them se deri më tani kemi rreth 1 milion e 210 mijë pasaporta që janë ndryshuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu rreth 1 milionë e rreth 100 mijë letërnjoftime dhe rreth 540 mijë patentë shoferë.

I pyetur se opozita akuzon se do të shkelet limiti, Spasovski tha se nuk ka një gjë të tillë.

“E para nuk ka limit. Afati është deri më 12 shkurt, megjithatë lëshimi i dokumenteve personale vazhdon edhe pas 12. Të mos krijohet pasqyrë në publik se pas 12 nuk do të ketë ndryshime të dokumenteve”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat