Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 janar 2024 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë, me reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit ku reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme.

Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë më vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat