Nikolovski nënshkruan marrëveshjen për modernizimin e ujitjes në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nikolovski nënshkruan marrëveshjen për modernizimin e ujitjes në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:14
Ljupço Nikolovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, në bashkëpunim me Drejtorin Ekzekutiv të CES, Karl Filip Higin, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për implementimin e katër sistemeve të ujitjes në luginën e lumit Vardar, si pjesë e programit të ujitjes së Maqedonisë së Veriut. Ky projekt, me një vlerë mbi 100 milionë euro, është një hap drejt modernizimit dhe rindërtimit të sistemeve të ujitjes për tokën bujqësore, duke siguruar ujitje për 13650 hektarë tokë bujqësore.

“Ujitja e tokës bujqësore është baza kryesore për një bujqësi vendase cilësore. Nuk ka kulture cilësore pa ujitje. Kjo është arsyeja pse ujitja është një nga sektorët kyç në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Jam i nderuar që sot kam mundësinë të nënshkruaj kontratë të re për shërbime konsulente përmes së cilës fillojmë me realizimin e katër investimeve të reja kapitale të rëndësishme në ujësjellës, duke siguruar ujitje të besueshme të 13650 hektarëve të rinj të tokës bujqësore”, tha Nikolovski.

Projekti përfshin katër hidrosisteme në luginën e lumit Vardar. Hidrosistemi “Lisice” do të sigurojë ujitje për 3650 hektarë tokë bujqësore në komunat Veles dhe Çashkë. Hidrosistemi “Pepelishtë” do të ujitojë 3000 hektarë tokë bujqësore në komunat e Negotinës dhe Demir Kapisë.

Hidrosistemi “Straiste” mbulon komunën e Valandovës, duke ujitur një sipërfaqe bujqësore prej 1500 hektarësh. Në fund, hidrosistemi “Konsko” do të sigurojë ujitje për 5500 hektarë tokë bujqësore në komunat e Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat