Miratimi i subvencioneve i dha fund grevës, transporti publik i kthehet normalitetit

Maqedonia

Miratimi i subvencioneve i dha fund grevës, transporti publik i kthehet normalitetit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Pas ndërprerjes së grevës nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, Shkupit iu rikthye normalizimi me transportin publik.

Qytetaret thonë se politika po luan me fatin e tyre. Thonë se i përkrahin të punësuarit e NQP-së të cilët ishin detyruar që të kërkojnë të drejtën e tyre nëpërmjet grevës.

Çka të them, dje ishte katastrofë, asnjë autobus nuk lëvizte ndërsa populli janë ftohur neper stacione, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, punëtoret pa arritur në vendet e tyre të punës, kësi shteti kemi katastrofë. Sot është normalizuar më mirë, kanë shkuar në punë, në shkollë, sot nuk ka problem por dje. Dashtë Zoti të përmirësohet gjendja dhe të mos ndodhë më”, u shpreh një qytetar.

Çfarë të them, ata kishin të drejtë, duhej që të marrin pagat e tyre dhe duhet të jetojnë, ndërsa qytetaret do të gjejnë forma për të arritur në destinacionet e tyre, unë mendoj që është faji i politikanëve, ata e përgatiten këtë vaj”, tha një tjetër qytetar,

“Nuk mundeshim që të dalim pasi nuk kishte autobusë dhe u detyruam të qëndrojmë në shtëpi. A e arsyetoni grevën e të punësuarve të NQP-së? Po sigurisht që çdokush kërkon të drejtën e tyre. Sot është normalizuar gjithçka? Po, ja sot udhëtojmë me autobus”, theksoi një qytetar.

Këshilli i qytetit të Shkupit gjatë disa seancave më radhë nuk kishte votuar subvencionet e NQP-së për vitin 2024, më çka detyroi të punësuarit e kësaj ndërmarrje që revoltën e tyre ta shprehin nëpërmjet grevës dhe ndërprerjes së funksionimit të transportit publik në të gjithë Shkupin.

Mbrëmjen e djeshme këshilli i qytetit të Shkupit miratoi subvencionimin e NQP-së për vitin 2024 në vlerë prej 11 milion euro ku përveç harxhimeve tjera përfshihen edhe pagat e punonjësve të NQP-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat