Nesër takim koordinues në Kuvend për përgatitjet e qeverisë teknike

Maqedonia

Nesër takim koordinues në Kuvend për përgatitjet e qeverisë teknike

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:49
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër do të mbajë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit.

Paraprakisht, Xhaferi do të ketë një koordinim ad-hok, në të cilin, siç bëjnë të ditur Kuvendi, do të përcaktohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe zgjedhjen e qeverisë teknike.

Aktivitetet e seancës plenare në Kuvend, siç ishte paralajmëruar më herët, janë si vijon: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovacevski) dhe i kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendi (Jovan Mitreski), duke e njoftuar kryetarin e shtetit për dhënien e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhjen e Qeverisë, ministrat, zëvendësministrat dhe zëvendësministrat shtesë, si dhe konstaton përfundimin e mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë Zgjedhore 5.

Deri në mesnatën e së dielës (28 janar) vendi duhet të marrë qeverinë e tretë kalimtare, e cila do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit.

Kjo Qeveri zgjidhet njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj dhe dy javë më parë, më 24 prill, do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Përgatitjet e qeverisë teknike janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë të premten.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe opozita OBRM-PDUKM hynë në debat politik për mungesën e mbështetjes për qeverinë teknike dhe mundësinë që pozitat e opozitës të mbeten bosh.

Kovaçevski dje tha se qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike nga pushteti dhe opozita duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe ta mbështesin në Kuvend. Ai thotë se ka kohë të mjaftueshme për të kryer formalitetet dhe për të votuar të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat