Ahmeti: Të gjithëve ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi

Maqedonia

Ahmeti: Të gjithëve ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:09
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke thënë se të gjithë të pranishmëve në Kuvend ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë që i kam takuar deri tani, ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi. është ditë për të ju gëzuar. Nuk është ky sukses i vogël, që shqiptarët për një çerek shekulli të arrijnë gjithë këto të mira kombëtare.

T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh se kjo do të bëhet realitet, do të sugjeronte terapi neuropsikiatrike” tha mes tjerash Ahmeti.

Përndryshe, në Kuvend sot duhet të votohet Talat Xhaferi si kryeministër teknik i cili do të ketë rol për organizim të zgjedhjeve brenda 100 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat