Djali i Talat Xhaferit: Babai mori një sfidë, shtetin tonë ta drejtojmë në unionin evropian

Maqedonia

Djali i Talat Xhaferit: Babai mori një sfidë, shtetin tonë ta drejtojmë në unionin evropian

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:13
Djali i Talat Xhaferit, Barleti

Djali i Talat Xhaferit, Barleti dha një intervistë për Klan Kosovën pasi babai i tij u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se ajo që prindi i tij e fitoi është një sfidë, në momentin kur u pyet se si ndihet si djali i kryeministrit.

“Nuk do të kisha vuajtur nga ndjesia e postit, postet janë një sfidë, babai e ka marrë një sfidë, e cila s’do mend se duhet realizuar me sukses dhe përgjegjësi”.

Ai tutje tha se në këtë moment emocionet janë të përziera, duke krahasuar situatën e 27 prillit të 2017-tës, kur nga i njejti ambient edhe atëherë e ka përcjellur nga ekrani kur babai i tij ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit.

“Mirëpo sot i dëgjuam edhe ekspozen e babait në marrjen e detyrës së re, ajo që thash nuk dua të lëshohem në komentimin e deklaratave politike, sepse nuk jam pjesë e politikës dhe nuk e vlerësoj vetën ashtu”, u shpreh tutje djali i sapo të zgjedhurit.

“Mirëpo si një gjeneratë e re e këtij vendi, që mendoj të jetoj dhe punoj këtu, tash të dëgjosh fjalime nga e kaluara nga narrativa do të thoja nacionalist dhe me stereotipe të brendshme, është pak problematike ajo punë, mendoj se akti i zgjedhjes të babait tim në detyren e re është hapja e asaj porte ku jepet një fund stereotipeve, paragjykimeve që kanë ekzistuar por fatkeqësisht ndoshta ekzistojnë edhe sot se a janë shqiptarët e aftë apo jo”

“Ne bashkarisht të gjithë në këtë vend jemi taksapagues, jetojmë këtu ndër shekuj, ne bashkarisht duhet që shtetin tonë ta drejtojmë edhe atje ku aspiron: në unionin evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat