Kostadinovska-Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme, qeveria teknike është e gatshme ta bëjë të mundur

Maqedonia

Kostadinovska-Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme, qeveria teknike është e gatshme ta bëjë të mundur

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:01
Bisera Kostadinovska-Stojçevska

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi për formimin e Qeverisë teknike në të cilën ministrja e mëparshme e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska vazhdon ta udhëheq këtë dikaster.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo i uron mandatin kryeministrit të sapozgjedhur Talat Xhaferi, si dhe ministrat dhe zëvendësministrat e rinj, duke theksuar se kjo përbërje e Qeverisë vazhdon të punojë në prioritetet dhe synimet e përcaktuara.

“Jam e sigurt se do të kemi zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe presidenciale, në kushte demokratike, në të cilat qytetarët do të vendosin që vendi të ecë përpara dhe të vazhdojë rrugën e tij pro-evropiane”, thotë Kostadinovska-Stojçevska.

Kostadinovska-Stojçevska shton se pjesëmarrja e të gjitha partive në Qeverinë teknike dhe bashkëpunimi i ndërsjellë është garanci se procesi zgjedhor do të organizohet me sukses me punë të përbashkët, që sipas saj është në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat