"Skemë propagandistike" e BDI-së/ A u paguan Haxhiu, Kelmendi, Buzhala e Fevziu për “jehonën” e zgjedhjes së Xhaferit kryeministër teknik?

Maqedonia

"Skemë propagandistike" e BDI-së/ A u paguan Haxhiu, Kelmendi, Buzhala e Fevziu për “jehonën” e zgjedhjes së Xhaferit kryeministër teknik?

Nga: M.L. Më: 29 janar 2024 Në ora: 10:42
Foto e publikuar nga Adriatik Kelmendi në Facebook

Dje shqiptarët e Maqedonisë së Veriut patën rastin të përjetojnë zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në këtë shtet.

Talat Xhaferi do të ketë mandat prej 100 ditësh, ndërsa për zgjedhjen e tij votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo ngjarje pati jehonë të madhe, derisa meritat më të mëdha për zgjedhjen e Xhaferit kryeministër iu dhanë Ali Ahmetit, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Vëmendje dhe një skemë gjithëditore programore zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ia kushtuan edhe mediet në Kosovë e Shqipëri.

Gazetarë e publicistë, si Adriatik Kelmendi, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Blendi Fevziu etj, ndoqën për së afërmi zgjedhjen e Xhaferit kryeministër. Gjithë ngjarja u përcoll me emocione. E para ceremonisë nuk mungoi as alkooli e këngët folklorike, ku vet Ali Ahmeti performonte sikur të ishte në një odë të vjetër shqiptare.

Sigurisht se secili shqiptar u ndje i emocionuar nga ato momente patriotike të Ali Ahmetit me gazetarët më të “famshëm” të kohës.

Por, natyrisht se duhet të kishte një “por” pas gjithë kësaj ngjarjeje.

Nisur nga fakti se Xhaferi nuk u zgjedh nga populli e as nuk do të ketë mandate të plotë, gjithë kjo ngjarje duket të jetë as më pak e as më shumë se sa një fasadë e bukur e sponzorizuar mirë për përfitime politike të protagonistëve Xhaferi e Ahmeti.

Faqja në rrjetet sociale “PortalX” ka realizuar një storie duke treguar anën e kundërt të asaj që e pamë të dielën. Aty gazetari tregon se si gjithë kjo ngjarje ishte një plan mirë i organizuar propagandistik i BDI-së me moderator Artan Grubin.

Madje, gazetari i "PortaliX" pyet gazetarët pjesëmarrës në ngjarje nëse janë paguar nga BDI-ja për këtë "skemë propagandistike".

Për më shumë ndiqeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat