BFI uron Xhaferin për postin e kryeministrit: Shoqëria jonë po çlirohet nga konceptet e vjetra

Maqedonia

BFI uron Xhaferin për postin e kryeministrit: Shoqëria jonë po çlirohet nga konceptet e vjetra

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, përmes një kumtese kanë njoftuar se kreu i BFI-së, Shqir Fetai ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit të kryeministrit teknik.

Nga BFI thonë se me këtë veprim, po dëshmohet se shoqëria jonë po çlirohet nga konceptet e vjetra.

Reisul Ulema i BFI të RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përgëzon formimin e qeverisë teknike, në veçanti zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferit, me çka dëshmon se shoqëria e jonë tashmë po çlirohet nga konceptet e vjetra, dhe ngadalë po merr frymën e një shoqërie bashkëkohore dhe demokratike ku kultivohet barazia ndërnacionale dhe ndërkonfesionale dhe gjithë kjo paraqet hap të fuqishëm drejt ngritjes së vetëdijes për opsion europian për paqe, tolerancë dhe bashkëjetesë.

Urime Kryeministrit të ri Talat Xhaferit dhe të gjithë ministrave në qeverinë e RMV, të bindur se do jenë në krye të detyrës në realizimin e kërkesave të kohës dhe vendit. Qofshit të bekuar nga i Madhi Zot dhe ju priftë e mbara”, shkruhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat