Punonjësit në FSSH në Maqedoni paralajmërojnë grevë

Maqedonia

Punonjësit në FSSH në Maqedoni paralajmërojnë grevë

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Anëtarët e Sindikatës para Fondit të Sigurimit Shëndetësor kërkuan mos t’u ulen pagat për 21%.

Ata po presin rezultatin e vazhdimit të seancës së Bordit Drejtues, i cili duhet të vendos për këtë çështje. Kjo seancë ka filluar më 4 Janar.

“Nga 9 janari, me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet një ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si korrigjim sipas buxhetit të miratuar, sipas kalkulimeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t’u zvogëlohen pagat për 21 për qind”, theksoi Branko Axhigogov, kryetar i organizatës sindikale FSSh.

Kryetari i AOGJSH Tërpe Deanoski thekson se Qeveria nuk ka kompetenca të kërkojë uljen e pagave nga fondi i sigurimit shëndetësorë, pasi është institucion i pavarur.

“Na kërkohet të kryejmë ndoshta detyrat më komplekse të sigurimeve shëndetësore në vend, që është aktiviteti parësor i Fondit të Shëndetësisë. Nëse një vendim i tillë merret me ulje, më vjen keq të them, por do të vuajnë vetëm qytetarët, ata që janë me pushim mjekësor, nuk do të ketë fare punë, pavarësisht se çfarë presioni do të jenë punonjësit që janë anëtarë të Sindikatës së AOGJSH”, theksoi Tërpe Deanoski kryetar i AOGJSH.

Përndryshe nëse Bordi Drejtues i FSSH merr vendim për uljen e pagave të punonjësve, ata do të hyjnë në grevë, dhe në sportele do të punojë vetëm një person i cili do të pranojë dokumentacion dhe nuk do të ketë kapitacion për mjekët amë si dhe shërbime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat