BDI akuzon opozitën për propagandë dhe panik në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

BDI akuzon opozitën për propagandë dhe panik në Maqedoni të Veriut

Më: 29 janar 2024 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

BDI ka akuzuar opozitën OBRM-PDUKM për reagime propagandistike dhe për të përhapur panik në vend. BDI thekson se këto veprime shërbejnë vetëm për të përhapur konfuzion dhe për të nxitur frikën nëpërmjet lajmeve të rreme.

“Sipas partisë nga Reçica e Vogël, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është legjitime, e zgjedhur në mënyrë demokratike, e qëndrueshme dhe është në duar të sigurta, nën udhëheqjen e partive me orientim evropian. Ata shtojnë se vendi është në duar të sigurta dhe në rrugën e duhur, drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara” thonë ato.

Në lidhje me sjelljen e opozitës në Kuvend, BDI ka akuzuar OBRM-PDUKM për mosrespektim të qytetarëve, ligjeve dhe kushtetutës. Ata e cilësojnë sjelljen e opozitës si një tjetër dëshmi se OBRM-PDUKM nuk respekton parimet demokratike.

Në anën tjetër, opozita OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në për “poshtërim të popullit maqedonas” me qëllim të mbijetesës politike dhe përfitimeve të paligjshme. Ata e kritikojnë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për lidhje të dyshimta me botën e krimit dhe për shkelje të ligjeve parlamentare.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar postin e tij në krye të qeverisë teknike të Xhaferit, duke e lavdëruar punën e tij në kohë krize. Në kthim, Xhaferi ka premtuar një qeveri transparente dhe të përkushtuar për shërbimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat