Policia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Maqedonia

Policia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Më: 30 janar 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm policia ka kryer kontroll tek mjekët nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas “Sloboden Peçat” ka edhe mjekë të arrestuar. Kërkimet janë pjesë e aksionit që ish-ministri Oliver Spasovski ka nisur para disa muajsh me prokurorinë e Shkupit për serinë e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë klinikë.

Sipas informacioneve kontrolle ka pasur edhe disa muaj më parë, pas të cilave prokuroria ka hapur procedurën para hetimore.

Gjatë ditës presim informacion nga Prokuroria për kontrollet e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat