Shaqiri: Sot që u bë pranimi teknik për SHFK “Vizbeg”

Maqedonia

Shaqiri: Sot që u bë pranimi teknik për SHFK “Vizbeg”

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se ka mbaruar procedura e pranimit teknik të Shkollës Fillore Komunale “Vizbeg”.

Bëri të ditur, se pas kësaj radhën e ka Komuna e Butelit për të përfunduar procesin që më pas nxënësit të ulen në banka shkollore.

“A i’a vlejti këmbëngulja? Gjithsesi që po!

Shumë i lumtur jam sot që u bë pranimi teknik për SHFK “Vizbeg”, një ndër shkollat më të reja dhe më moderne të cilën do ta gëzojnë nxënësit e kësaj lagjeje.

Pasi që edhe Komuna Butel do i përfundoj procedurat e zotuara që janë nën kompetencë të saj, nxënësit do të ulen në bankat shkollore për të sjell suksese të reja”,
shkroi Shaqiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat