PTHP-Kavadar kërkon masa ndaj gjashtë fëmijëve që kanë keqpërdorur fotografitë e shoqeve të tyre

Maqedonia

PTHP-Kavadar kërkon masa ndaj gjashtë fëmijëve që kanë keqpërdorur fotografitë e shoqeve të tyre

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesë për inicimin e procedurës përgatitore kundër gjashtë fëmijëve të cilët kanë shkelur ligjin..

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i të dhënave personale”.

Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, në mënyrë të paautorizuar kanë shkarkuar fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë edituar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen dhe dëmtimin e reputacionit të viktimave.

Hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat