Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund ta përballojnë pushimin vjetor

Maqedonia

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund ta përballojnë pushimin vjetor

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Mbi gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të përballojnë pushim vjetor, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e Eurostatit.

Pushim njëjavor vjetor jashtë vendit ku jetojnë nuk mund të përballojnë mbi 55 për qind e banorëve në Maqedoninë e Veriut.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të Urgjencës

Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it

Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Arion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”

​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

 

Më keq se qytetarët e RMV-së në Evropë, qëndrojnë ata të Shqipërisë, ku 58,3% prej tyre nuk mund të shkojnë në pushim, të Turqisë (60,8%), Rumanisë (62,5%), Malit të Zi (67,2%) dhe Kosovës (69,5%).

Në Greqi përqindja e njerëzve të cilët nuk mund të përballojnë pushim vjetor është 48,8, në Bullgari 43,8, në Serbi 43,6, në Kroaci 41,7, ndërsa në Slloveni 16,7 përqind.

Pushim më të gjatë se një javë gjatë vitit më së shumti mund të përballojnë banorët e Luksemburgut ku një mundësi të tillë nuk kanë vetëm 7,6 për qind, në Norvegji (7,9%), Zvicër (8,4%) dhe në Islandë (8,6%).

Në pushim nuk mund të shkojnë edhe 21,9% e gjermanëve, 23,4% e britanikëve, 25,4% e francezëve dhe 36,6% e spanjollëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat