Vazhdon ndotja e lartë e ajrit, Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë

Maqedonia

Vazhdon ndotja e lartë e ajrit, Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Faqja e internetit ku publikohet kualiteti i ajrit nëpër botë “IqAir” sot e ka radhitur Shkupin në mesin e top 5 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Vendet më të ndotura në Shkup janë Lisiçe, Kisella Vodë, Gazi Babë, Qendër, Karposh. Indeksi i ndotjes në Shkup është 165, që është jashtëzakonisht jo i shëndetshëm.

Disa ditë me radhë ndotja e ajrit në disa qytete të RMV-së vazhdon të jetë e lartë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.

Ditë më parë në një raport të Institutit për Shëndet Publik u publikua se në Maqedoninë e Veriut në vit vdesin mbi 3800 persona si pasojë e ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat