A mund të ketë Maqedonia e Veriut një president shqiptar? Si përgjigjet Pendarovski

Maqedonia

A mund të ketë Maqedonia e Veriut një president shqiptar? Si përgjigjet Pendarovski

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:35
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania, ku u pyet për mundësitë e marrjes së postit të presidentit në RMV nga një shqiptar.

Ai theksoi se në postin e presidentit në Maqedoni mund të jetë dhe një shqiptar, por ama duhet të ketë dhe mbështetjen e të gjithë etniteteve në RMV.

Sipas tij, një shqiptar etnik nuk mund të jetë president i Republikës së Maqedonisë, pa votat e të gjithë etniteteve.

“Unë nuk jam zgjedhur vetëm me votat e shqiptarëve por dhe të atyre maqedonas, kështu që është një zgjedhje në nivel kombëtar. Pse mos të jetë dhe president shqiptar, por duhet të ketë mbështetjen dhe të etnitetit maqedonas dhe etniteteve të tjera jo shqiptare. Një shqiptar etnik nuk mund të jetë president i Republikës së Maqedonisë pa votat e të gjithë etniteteve”-tha ai.

Teksa u pyet se si mund të reagojnë qytetarët në Maqedoni nëse të krye të shtetit do ishte një shqiptar ai tha:

"Puna në politikë sot është transparente.Qytetarët shohin çdo gjë që ndodh. Ne kemi pasur rastin të shohim se si është Ali Ahmeti si deputet, si është Xhaferi si një lider partie dhe si është ai në një drejtim tjetër. Xhaferi nuk do të ketë asnjë ndryshim nga funksionet që ai ka kryer. Nuk kemi frikë që një shqiptar nuk do punonte për interesat e Maqedonisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat