Aliu: Shkarkimi i drejtorëve të ASH-së është “hedhje e vajit në zjarr” nga BDI

Maqedonia

Aliu: Shkarkimi i drejtorëve të ASH-së është “hedhje e vajit në zjarr” nga BDI

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:51
Azir Aliu

Sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, gjatë paraqitjes së tij para mediave ka ngritur akuza të rënda kundër BDI-së, zëvendësministrit të parë Artan Grubit dhe kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me shkarkimin e drejtorëve Bujare Abazi dhe Gazmend Abdiju.

“Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e sotme të Qeverisë, kishim një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët.

Njëra është zonja Bujare Osmani, drejtor në SHA “Postat e Maqedonisë” dhe drejtori i dytë është Gazmend Abdija – drejtor në “Invest Macedonia”.

Që të dy janë aktivist të Aleancës dhe ne këtë e shohim si hedhje të vajit në zjarr nga ana e BDI-së, ndërkaq për fat të keq janë dakorduar me dy zëvendësministra tanë – Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha, të cilët për fat të keq votuan për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat