Kuvendi cakton për nesër seancën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Maqedonia

Kuvendi cakton për nesër seancën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Kuvendi i RMV-së

Nga Kuvendi njoftojnë se kanë pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por edhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Seanca mbi këtë propozim është caktuar për ditën e nesërme.

“Materiali nga Qeveria është marrë, shërbimet janë duke e shqyrtuar dhe më pas do t’u dërgohet të gjithë deputetëve.

Për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të debatohet në seancën e radhës të Kuvendit, pra nesër, e premte, 09.02.2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat