Nesër shumica e Shkupit pa ujë, do të intervenohet në gypin kryesor në Rashçe

Maqedonia

Nesër shumica e Shkupit pa ujë, do të intervenohet në gypin kryesor në Rashçe

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Ilustrim

Nesër shumica e Shkupit pa ujë, do të intervenohet në gypin kryesor në Rashçe.

Për shkak të ndërhyrjes në gypin kryesor të ujësjellësit në Rashçe, të dielën pothuajse i gjithë Shkupi do të mbetet pa ujë të pijes nga ora 17:00, njoftoi ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizim”.

Sipas njoftimit, do të ketë ulje të presionit ose ndërprerje të furnizimit me ujë pothuajse në të gjithë Shkupin.

Pa ujë do të mbeten Arnakia, Saraji, Glumovo, Matka e Epërme, Matka e Poshtme, Gjorçe Petrovi, Vlae, Karposhi, Zhdaneci, Nerezi, Qendra, Qendra Klinike, Kisella Vodë, Usje, Pintija, Draçeva, Batinca, Studeniçani, Morane, një pjesë e Gazi Babës, Çairi, Shkupi Veri, Fushë Topane, Autokomanda dhe Aerodromi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat