“Nuk jam ndarë me Taravarin” – Ziadin Sela: Ai vepron me direktiva!

Maqedonia

“Nuk jam ndarë me Taravarin” – Ziadin Sela: Ai vepron me direktiva!

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:28
Ziadin Sela

Ish kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në Klan Debat me Xhumadije Ibraimi duke folur për ngjarjet brenda kësaj partie, ka deklaruar se kryetari aktual i ASH-së, Arben Taravari vepron me direktiva.

Ai shtoi se me kreun e ASH-së nuk janë ndarë, por se Taravari ka vendosur të mos shkojë në organet partiake.

Sipas Selës, Taravari ka dashur ta kontrabandojë partinë duke anashkaluar organet partiake.

“Këto janë sjellje tepër të ulëta dhe fëmijërore. Sjellje të nje njeriu që vepron me direktiva dhe nuk vepron ashtu siç duhet dhe i ka hije një kryetari partie”, tha mes tjerash Ziadin Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat