Xhaferi-Michel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE

Maqedonia

Xhaferi-Michel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:26
Xhaferi-Michel

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim u shkëmbyen pikëpamjet për mbështetjen e Bashkimit Evropian në procesin e euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut, si dhe për rrjedhën e proceseve reformuese në vend, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për progresin.

“Bashkëbiseduesit konstatuan se momenti i ripërtërirë i BE-së për zgjerim është i mirëseardhur dhe duhet të jetë një nxitje për zbatimin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Xhaferi në takim theksoi se perspektiva e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve por edhe i pajtimit në rajon”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit në takim, shtojnë nga atje, theksuan se Maqedonia e Veriut kultivon marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vitin e kaluar, si vend kryesues me OSBE-në Maqedonia e Veriut konfirmoi se në vazhdimësi është partner i besueshëm i BE-së dhe i bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat