BDI: Pendarovski e firmosi Kodin Penal me flamur europian edhe pse BE e kundërshtonte

Maqedonia

BDI: Pendarovski e firmosi Kodin Penal me flamur europian edhe pse BE e kundërshtonte

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Stevo Pendarovski le ti tregojë motivet e vërteta për mosfirmosjen e Ligjit për lojërat e fatit dhe kush e ka nxitur atë të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe të deputetëve, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

Pendarovski e firmosi Kodin kontestues Penal me flamur europian edhe përkundër kontestimeve masive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ligj ky që i dështoi gati se të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale.

Pendarovski e ka ditur se opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë.

Largimin e kazinove e kërkojnë të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijët”, por edhe shoqëria civile.

Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjerim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove”, thonë nga BDI.

Akoma më për keqardhje, shtojnë nga atje, është arsyetimi se qenka “keqpërdorur” ylli europian për miratimin e ligjit dhe që ai nuk paska patur vërejtje për përmbajtjen por vetëm për procedurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat